Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë se si dukej rrugët e Beogradit më 15 mars, kur studentët organizuan protestën më të madhe në historinë e Serbisë, dhe si duken ato sot, në të njëjtën kohë, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, organizon mitingun e tij.
Reagimi i Vuçiqit ndaj protestës studentore, pra kontramitingu, pritet të arrijë kulmin në orën 19:00, kur është planifikuar edhe fjalimi i tij drejtuar qytetarëve.
Deri atëherë, autobusët arrijnë nga zona të ndryshme të Serbisë, por edhe nga shtetet përreth.
Ajo që kanë vënë re përdoruesit e rrjeteve sociale është se për momentin, tubimi i Vuçiqit nuk po arrin të zëvendësojë protestën studentore, që ishte edhe synimi fillestar i presidentit të Serbisë. Dallimi është më se i dukshëm.
Në një anë, më 15 mars, studentët mbushën spontanisht dhe me dinjitet rrugët e Beogradit, pa autobusë dhe pa detyrim për të sjellë qytetarët, të udhëhequr nga ideja për të mbrojtur vlerat thelbësore – drejtësinë, lirinë dhe dinjitetin.
Nga ana tjetër, në të njëjtat Terazia, është planifikuar mitingu i kundërt i qeverisë, që duhet të tregonte “forcën e popullit”.
Në vend të kësaj – rrugë të boshatisura, grumbuj autobusësh të parkuar në periferi të qytetit dhe rojtarë që përpiqen të organizojnë atë që duket më shumë si një ekskursioni i detyruar se sa një mbështetje politike e sinqertë.
Sipas nova.rs. janë dy Serbi: njëra autentike, e lirë dhe e guximshme, që qëndron në këmbë, dhe tjetra, e frikësuar, që autokrati e keqpërdor për të ndierë se është i dashur.