Edhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) e ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e thirrur për nesër.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Po, do të jemi prezentë”, tha shkurtimisht Kadrijaj.
Kujtojmë se pas dështimit të seancës së parë konstituive, nesër nga ora 12:00 do të mbahet seanca e dytë.
Pjesëmarrjen në seancë e kanë konfirmuar edhe PDK dhe LDK.


























