Është bërë e ditur se dy sulme të ndara me bomba kanë ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 1 person ka mbetur i vrarë dhe 6 persona janë plagosur, transmeton KosovaPost.
Në Afganistan, i cili ra nën kontrollin e talebanëve pasi SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s përfunduan praninë e tyre ushtarake në muajt e fundit, kriza e brendshme dhe sulmet që synojnë civilët vazhdojnë.
Zyrtarë talebanë dhe dëshmitarë okularë raportuan se dy sulme të ndara me bomba ndodhën sot në kryeqytetin Kabul , të paktën 1 person u vra dhe 6 persona, duke përfshirë 3 gra, u plagosën.
Qari Sayid Hosti, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të qeverisë talebane, ka njoftuar në Twitter se sulmi i parë është kryer me një automjet të mbushur me bombë në rajonin Dashti Barchi, në perëndim të Kabulit, ku jetojnë shiitë.