Droni turk Bayraktar TB2 SİHA, i cili u shfaq në skenë si një element balancues në operacionet e kryera në Libi, Karabakh, Ukrainë, Siri dhe Irakun Verior, po ndjek gjithashtu vendet e Amerikës Latine, në Uruguai dhe Ekuador, transmeton KosovaPost.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, i cili së fundmi përfundoi turneun e tij në Amerikën Latine që përfshiu 6 vende, tha se vendet e Amerikës Latine janë të interesuara nga afër për dronat UAV-të dhe SİHA-të turke. “Ato janë të lidhura me industrinë tonë të mbrojtjes. Dronat SİHA ndiqen nga afër dhe shihen si një ndryshim i ‘lojës’ ,” tha minstri turk i jashtëm Çavuşoğlu.
I zhvilluar nga Baykar, droni kombëtar turk SİHA Bayraktar TB2 përdoret në mënyrë aktive nga Libia, Katari, Etiopia, Ukraina dhe Azerbajxhani. Në sistemin e porosisë është Hungaria, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Sllovakia, Letonia, Maroku, Malajzia, Kazakistani, Turkmenistani, Kirgistani, Pakistani dhe Iraku që tregojnë interes të madh për blerje, kurse këtë vit do të eksportohet në Poloni./KosovaPost/.