Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi të enjten në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Aksidenti dyshohet se është shkaktuar qëllimshëm
Sipas policisë dyshohet se personi i arrestuar dyshohet se ka goditur me veturë veturën e një çifti.
“Vrasje në tetnativë – Graqanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.