Ish boksieri i peshave të rënda Luan Krasniqi, e ka komentuar meçin ndërmjet ukrainasit Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas, transmeton Kosova Post.
Joshua e pësoi humbjen e dytë në karrierë, duke i humbur titujt e kategorisë së rëndë në WBA, WBO, IBF.
Gjyqtarët ishin unanim në vendosjen e fitores së Usyk.
“Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshua. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të vinte për t’u zhvilluar dhe merituar fitoren. I ngazëllyer për të parë se si do të vazhdojnë me të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maje” – ka shkruar junikasi Krasniqi, pas ndeshjes./KosovaPost/
https://www.facebook.com/luan.krasniqi1971/posts/419929489488344