Mëngjesi i 22 shkurtit doli të jetë i kobshëm për familjen Berisha nga Gjilani. Vajza e Hisen Berishës, 11-vjeçe, Erëza, u godit nga një makinë te dera e shtëpisë. Një muaj pas vdekjes, familja e vajzës shtriu dorën e pajtimit dhe fali gjakun e së bijës familjes së personit që shkeli 11-vjeçaren, shkruan Gazeta Express.

Ka një muaj që Erëza Berisha, 11-vjeçe, nga Gjilani nuk jeton më. Ajo u godit për vdekje, në ditën e ditëlindjes së saj, para një muaji para derës së shtëpisë. Për këtë rast, policia nga rajoni i Gjilanit, ka arrestuar një person. Ndaj të njëjtit është shqiptuar një muaj paraburgim.

E pas afro një muaji, të dy familjet ajo, Leci e të dyshuarit si dhe familja Berisha e viktimës, i shtrinë dorën e pajtimit njëra-tjetër.

Nën praninë e dhjetëra personave, pasditen e sotme në xhaminë e fshatit Livoqit të Poshtëm, të Gjilanit, nën praninë e hoxhallarëve, familja Berisha i fali gjakun e vajzës së tyre familjes Leci.

Momenti i faljes së gjakut në mes të dy familjeve

Në fjalën e tij, iniciuesi i pajtimit në mes të dy familjeve, Naim Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame së Gjilanit, theksoi se ky është një moment kur njeriu vështirë mund të gjejë fjalë për të falënderuar të gjithë këta që kontribuuan në afrimin e pajtimin e këtyre dy familjeve, e posaçërisht për zemërmadhësinë e familjes së Hysen Berishës që shtriu dorën e pajtimit familjes Leci për humbjen e vajzës së tyre në aksidentin fatal që u shkaktua nga Limon Leci. Sipas rajonipress, Naim Aliu, tha se jo gjithë mund të falin, por falin ata që kanë zemër të madhe dhe janë trima.

”Unë jam krenar për punën dhe kontributin e hoxhallarëve, dhe që ata po e vazhdojnë në njëfarë mënyre traditën e hoxhallarëve të vjetër në dhënien e kontributit në pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve. Falënderoi të gjithë kontribuuesit e posaçërisht sot familjen Berisha që i shtriu dorën e pajtimit familjes Leci, ka thënë Aliu.
Kujtojmë se Erëza në ditën kritike, ishte duke u marrë me përgatitjet e festës së datëlindjes së saj –më 25 shkurt do ta festonte 11 vjetorin. Kishte ftuar të gjithë shokët e klasës për festën që do ta organizonte. Por, atë ditë, Erëza, nuk e priti. Në vend të festës, familja e saj hapi të pame për vajzën e vetme të Hisen Berishës.

Personi, pjesëtarë i familjes Leci tashmë gjendet në paraburgim për këtë ngjarje.

You may also like

Beatrix Ramosaj e tmerruar ndaj veprimit të bërë ndaj familjes së saj (Foto)

Një ditë më parë është publikuar lajmi për