E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si gjenerata jonë do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, tha sot, presidenti i Serbisë në Kuvend, derisa raportonte për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Kosova Post.
Vuçiq, ndërsa raportonte në Kuvend për dialogun Kosovë -Serbi, e pranoi para deputetëve se dialogu nuk është aspak punë e lehtë , ndërsa ua bëri me dije ligjvënësve që të mos kenë pritje të mëdha, shkruan tanjug.
“Dialogu nuk është një punë e lehtë, nuk është koha për të festuar nuk është koha për pritje të tepërta ose pritje që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon ka thënë Vuçiq./Kosova Post/