Shkruan: Muhamet Kelmendi
Duket se është e pabesueshme që z. Edi Rama është në klikën e tillë. Mirëpo, bashkëpunimi me Baton Haxhiun dhe me terroristin Aleksandër Vuçiqin, e me klikën e Zajevit në Shkup, krijojnë dyshime. Tirana kërkohet ta analizoj punën me klikën e terroristit Vuçiq dhe të merr qëndrim kundër Ballkanit të Hapur dhe këtij krimineli ballkanik. Nuk i duhet Tiranes lidhja me Beogradin. E ardhmja e shqiptarëve është në BE.
SHBA-të përfundimisht e kanë vendosur Ballkanin në fokus të interesave të saja. Mbi këtë bazë u nxorën edhe vendime dhe shumë veta, serb në Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë u shpallen persona “Nongrata”. Uashingtoni i futi në listën zezë dhe po ata tani po vëzhgohen. Edhe ish Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, me familje është futur në listën e zezë. Mbeti kryekrimineli i Ballkanit, terroristi Vuçiq dhe banda e tij e krijuar dhe që vepron në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ekspertja e sigurisë Maja Bjelso e kategorizojë Aleksandër Vuçiqin dhe vëllamin e tij në subjekte përgjegjëse për prodhimi dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar, duke përfshirë këtu ministra, oficer të ushtrisë dhe të inteligjencës, si dhe kriminel. Kjo vepër kriminale vazhdon nëpërmjet lidhjeve të forta me Listën Serbe dhe këtej shpërndahet në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Maqedoni, mendohet edhe në Shqipëri , si dhe nga atje, nëpër vende të ndryshme të Evropës. Në këtë mes dyshohet shumë puna e Baton Haxhiut dhe të klikës së tij në Prishtinë dhe në Tiranë. Këtej dyshimet po shkojnë edhe te z. Edi Rama, si mik i ngushtë i Baton Haxhiut dhe i Vuçiqit. Lidhjet e tilla janë shumë fatkeqe. Duket se është e pabesueshme që z. Edi Rama është në klikën e tillë. Mirëpo, bashkëpunimi me Baton Haxhiun dhe me terroristin Aleksandër Vuçiqin, e me klikën e Zajevit në Shkup, krijojnë dyshime. Tirana kërkohet ta analizoj punën me klikën e terroristit Vuçiq dhe të merr qëndrim kundër Ballkanit të Hapur dhe këtij krimineli ballkanik. Nuk i duhet Tiranes lidhja me Beogradin. E ardhmja e shqiptarëve është në BE.