Pep Guardiola ka njoftuar në mënyrë të befasishme se do të largohet nga drejtimi i Manchester City në vitin 2023, atëherë kur mbaron kontrata e tij.
“Hapi i radhës do të jetë një kombëtare. Por, më parë, pas 7 vitesh te City, duhet të bëj pak pushim, të rri i qetë, të studioj… Më pas, do të më pëlqente që të drejtoja një ekip në një Evropian, Botëror apo Kupë Amerike”, tha trajneri spanjoll për XP Investimento.
Menjëherë, në rrjetet sociale tifozët kanë shprehur bindjen se kombëtarja që ai do të drejtojë do të jetë Spanja.