Pas Elbasanit, ndalesa e radhës e kreut të PD-së ishte Durrësi.
Optimist dhe i qeshur, Basha u kujtoi qytetarëve se kanë mbetur pak orë nga mbyllja e qendrave të votimit, ndaj apeloi që të dalin të votojnë në mënyrë që askush të mos mbetet pa e ushtruar këtë të drejtë themelore.Basha: Një ditë plot me energji. Dua tu jap një përshëndetje të gjithë banorëve të qarkut të Durrësit që kanë votuar deri tani dhe t’u them shkoni dhe trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini dhe çojini në kutitë e votimit, kjo është dita juaj, e familjeve tuaja, dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj.
Edhe 2 orë e gjysmë mbyllen kutitë, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit.
Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen të mos mbetet askush pa votuar, të gjithë drejt kutive të votimit. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, thirrja ime është vetëm një: Të gjithë drejt kutive të votimit.
Basha refuzoi të komentojë votimin e kreut të VV dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kryedemokrati shmangu një përgjigje edhe ndaj pyetjes së gazetarit nëse e ka bërë gati fjalimin që do të mbajë pas zgjedhjeve dhe sa fjalime ka bërë.
Basha: Kjo është dita e fuqisë tuaj, Zoti i bekoftë familje tuaja, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë.