Redaksia e gazetës Bota Sot e ka njoftuar AGK-në për një telefonatë që kryeredaktori i saj thotë se e ka pranuar të dielën mbrëma, transmeton Kosova Post.
Sipas kësaj gazete online, Idriz Morina, ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij. Morina e ka paraqitur rastin në Polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.
AGK-ja e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet./KosovaPost/