Në vazhden e përpjekjës për qeverisje me duar të pastëra, Mininisti i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikes së Kosovës, Liburn Aliu e ka shkarkuar Nexhat Krasniqin nga pozita e shefit të prokurimit në këtë ministri, shkruan Kosova Post.
Gjithashtu, Izedin Bytyqi është larguar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë Ministri.
Vendimi për largimin e Bytyqit është marrë për shkak të skadimit të mandatit si Ushtrues Detyre.
Kujtojmë se në vitin 2021 Nexhat Krasniqi dhe Izedin Bytyqi ishin larguar nga Ministria e Infrastrukturës me vendim të ministrit të atëhershëm Arban Abrashi, por që më pas janë kthyer në ato pozita me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.