Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e feston sot ditëlindjen e 42-të, raporton teve1.info
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmanin e ka uruar bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Ai, Osmanin e ka quajtur shtyllë të familjes, derisa i ka bashkëngjitur edhe një foto familjare urimit.
“Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë! ”, ka shkruar Sadriu në Facebook.