Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin e ka quajtur “deputet të Vuçiqit”.
Ndaj kësaj deklarate të Arifit ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.
Ai në një postim në Facebook tha se shqiptarët e Luginës nëse duan një jetë të dinjitetshme, do duhej ta nxjerrnin Arifin nga ‘dritarja’.


























