Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, ka shfytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë, raporton Kosova Post.
Për ish-banorin e Tiranës, përkatësisht i porfesorin e Universitetit të Tiranës, Nexhmedin Spahiun, vendimi për ndyshimin i emrit të rrugës “Ibrahim Rugova” në kryeqytetin e Shqiprisë, përbën akt poshtërimi të figurës së ish-presidentit Rugova.
Ky është reagimi i plotë i Spahiut:
“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka tërhequr vërejtjen Spahiu.