Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, këtë pasdite ka mbërritur në portin e Vlorës për të kaluar disa ditë pushime.
Ajo do të vendoset në vilën qeveritare në Vlorë së bashku me të shoqin dhe të bijën.
Siç lajmëroi gazeta italiane “Corriere della Sera”, Meloni ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

























