Për nder të 108-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë. Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, transmeton Kosova Post.
“Me rastin e 108-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, simboli i kryeqytetit të Ankara-së Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Po ashtu, edhe Ura e famshme e Bosforit në Stamboll që lidh Turqinë Europiane dhe atë Aziatike është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e sotme.
Turqia është i vetmi vend që nuk mbylli udhëtimet me Shqipërinë gjatë pandemisë dhe në spitalet e së cilës janë drejtuar shumë pacientë me Covid për ndihmë të specializuar./KosovaPost/.