Sikurse në çdo fushë, përfshirë ekonomike, politike e shoqërore, tani edhe futbolli dhe sporti rus në përgjithësi po vazhdojnë të vuajnë pasojat e agresionit të shtetit të Rusisë mbi Ukrainën tash e sa ditë, përcjell KosovaPost.
Përjashtimet nga organizata të mëdha të sportit në botë për klubet dhe ligat ruse nuk kanë të ndalur
Së fundmi dhe sajti i rezultateve sportive, LiveScore, ka hequr të gjithë ligat e Rusisë nga faqja e saj.
Sipas njoftimit të LiveScore, kjo është bërë për të treguar mbështetje për Ukrainën.
“LiveScore nuk do të shfaq garat e Rusisë për një periudhë të pacaktuar”, shkruan në njoftim.
Postimit i është bashkuar një flamur i Ukrainës. Ligat në Rusi janë duke u zhvilluar aktualisht, me gjithë luftën në Ukrainë.
Tentimi për pushtim të Ukrainës ka sjell sanksione të ndryshme e të ashpra për Rusinë, përfshirë edhe sportin./FrontO