Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza reagoi ndaj sulmeve të forcave izraelite në Gaza dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime, transmeton Kosova Post.
Arreaza në llogarinë e tij në Twitter postoi videon ku shihet se si sulmohet dhe shkatërrohet një ndërtesë 9-katëshe si rezultat i sulmeve ajrore izraelite.
Duke theksuar se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të reagojnë menjëherë ndaj këtyre sulmeve, Arreaza tha: “Menjëherë duhet të reagohet duke mos kundërshtuar asnjë ideologji ose fe. Kjo është absolutisht e papranueshme”.
Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës më 11 maj, pati një reagim ndaj zhvendosjes së detyruar të palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor dhe sulmeve të Izraelit në Gaza.