Egjipt, jepet pafajësia e parë për vëllazërinë muslimane

Egjipt, jepet pafajësia e parë për vëllazërinë muslimane

Gjykata e rrethit Giza në Egjipt ka dhënë pafajësinë e parë për anëtarët e Vëllazërisë Muslimane në Egjipt, transmeton KosovaPost.

Ajo ka shpallur të pafajshëm 9 anëtarë të kësaj lëvizje në lidhje me ngjarjet e ‘Xhamisë Istikame’.

Personat e shpallur të pafajshëm nga kjo akuzë janë Lideri i lëvizjes Muhammed Bedi, Muhammed Baltagi, Isam Irjan, Besim Aude, Safuet Higazi, dhe katër anëtarë të tjerë.

Kjo është akuza e parë nga e cila shpallen të pafajshëm por janë edhe shumë akuza të tjera që jane ngritur ndaj tyre.

Procesi i stërzgjatur si dhe mungesa e përkujdesit shëndetësore konsiderohet si një proces vdekjeje i përshkallëzuar i opozitarëve të Grushtit të Shtetit./KosovaPost/.