Shtatë medalje i ka siguruar ekipi i muaythait i Kosovës në Kampionatin Evropian për seniorë dhe grupmosha të reja, i cili është organizuar në Prishtinë.
Pas suksesit nuk ka munguar edhe reagimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke shprehur përgëzimet për fituesit dhe Federatën e Muaythait të Kosovës dhe duke vlerësuar lart përkushtimin dhe suksesin e sportistëve në këtë ngjarje ndërkombëtare.
“Ekipi i muaythait të Kosovës ka fituar shtatë medalje në Kampionatin Evropian të muaythait për seniorë dhe grupmosha të reja, të organizuar në Prishtinë.
Dy medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta fituan garuesit tanë.
Të artat i fituan Lindon Demiri në grupmoshën U-23, ndërsa Lorik Mehmet për U-16. Dior Guda, Erdonit Alija dhe fituan të argjendtat për juniorë, ndërsa Agnesa Veseli për U-23. Me të bronztën u stolisën, Altina Topalli, për U-23, kurse Orges Maliqi për junior.
Përgëzime për fituesit dhe Federatën e Muaythai të Kosovës”, ka shkruar MKRS.