BE gojëmbyllur ndaj dështimit të krye-prokurorit Amerikan që të merret me krimet e luftës nga Serbia në Kosovë ndaj shqiptarëve Bruksel.
Prishtinë, 15 Janar 2022
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian thotë se nuk e komenton punën e krye-prokurorit Jack Smith, të gjykatës speciale në Hagë për krimet e luftës në Kosovës, i cili deri më tash nuk po merret fare me krimet e luftës që kanë bërë forcat e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999, edhe pse qeveritë e BE-së thane në qershor 2019 se ligji i parlamentit të Kosovës për këtë gjykatë mundëson hetohet dhe prosekutohen të gjjitha krimet e pretenduara.
Në pyetjen e gazetarit Ekrem Krasniqi nëse Komisioni Evropian beson se krye-prokurori Jack Smith është duke e bërë punën e tij si duhet kur ai deri më tash nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj ish-pjestarëve të forcave të Serbisë për krimet që kanë bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998-1999, edhe pse Këshili i Ministrave të BE-së me 18 Qershor 2019 thotë se legjislacioni për këtë ligj “mundëson hetimin dhe prosekutimin e të gjitha krimeve të pretenduara”, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të komentojë.
“Rroli i institucioneve të Bashkimit Evropian është që të respektojnë autoritetet juridike të prokurorisë e jo të komentojnë”, tha shkurt Stano, i cili është zëdhënës i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.