Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit tashmë kane vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.
Redaksia jonë, ka mësuar nga burimet e saj se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pritet të drejtohet nga Arbërie Nagavci.
Në legjislaturën e fundit, Nagavci ka qenë nënkryetare e Kuvendit derisa për disa vite më radhë ishte pjesë e Komisionit parlamentar për arsim. Në vitin 2014 ajo ishte emëruar drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Burime të redaksisë, kanë bërë të ditur se disa nga emrat që janë diskutuar në Vetëvendosje për ministra të MASH-it kanë qenë edhe Armend Muja e Fitim Uka.