Në “Prime Time” në RTK është diskutuar për përplasjet e fundit izraelito-palestineve rreth Jerusalemit.
Analistët thanë se tërë ky konflikt, ka të bëjë me 28 familje. Izraeli me ngulm kërkon që ato familje të largohen nga pronat e veta.
Muhamet Mufaku theksoi se tani është rreziku për Netanyahun, për një qeveri anti – Netanyahu.
“Ai tani po e shpallë këtë si komplot kundër Izraelit. Tash, Biden me politikën amerikane është për një zgjidhje për dy shtetet”, tha Mufaku.
Tutje u tha se Jerusalemin, ish presidenti Trump e kishte njohur zyrtarisht, e nxorën rezolutën e njohur, me të cilën është kritikuar një çasje e tillë. “Kundër këtij vendimi kanë votuar nëntë shtete”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Nexhmedin Spahiu tha se përplasjet në Jerusalem po bëhen për territor. “Këtu konflikti është për territor. I njëjti objekt është vend i shenjtë për krejt hebrenjtë e botës”, tha Spahiu.
Ndërsa Riad Domazeti tha se të gjitha këto zhvillime tregojn se nuk do të jetë lehtë.
“Kemi pasë një administratë të Trumpit, që ka pasur një mbështetje pa rezervë për Netanyahun. Sa i përket pakicës arabe që jeton në Izrael, kanë partitë e tyre, ruajnë gjuhën dhe kulturën”, tha ai.