Një grup i ekstremit të djathtë në Gjermani është mbledhur në rajonet kufitare për të parandaluar refugjatët që hyjnë në vend nga kufiri me Poloninë, transmeton Kosova Post.
Një grup i ekstremit të djathtë në Gjermani është mbledhur në rajonet kufitare për të parandaluar refugjatët që hyjnë në vend nga kufiri me Poloninë, shkruan AA.
Sipas lajmit të gazetës “Welt”, grupi i ekstremit të djathtë është mobilizuar për të parandaluar refugjatët të cilët nëpërmjet Bjellorusisë mbërrijnë në Poloni dhe më pas në Gjermani, duke u bashkuar në rajonet kufitare për patrullim.
Policia dhe banorët e qytezës Guben të Gjermanisë në kufirin me Poloninë, janë përpjekur të parandalojnë rreth 120 persona të ekstremit të djathtë, të cilët pavarësisht kësaj po patrullojnë në rajon.
Grupi i ekstremit të djathtë i quajtur “Rruga e Tretë” është formuar në vitin 2013.