Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla, SpaceX dhe Twitter, ka hyrë në Librin e Rekordeve “Guinness” si humbësi më i madh në histori, pasi vitin e kaluar pasuria e tij u ra për 182 miliardë dollarë, sipas Forbers.
Në deklaratën e Guinness thuhet se “shuma e saktë e humbjes së Musk është thuajse e pamundur të përcaktohet”, pasi disa media vlerësojnë se ai humbi më shumë se 200 miliardë dollarë në vitin 2022, por është e pamohueshme se ai ka thyer rekordin e mëparshëm, shkruan Euronews.
Bëhet fjalë për humbjen prej 58, 6 miliardë dollarë në vitin 2000 nga investitori japonez Masayoshi Son, raporton Klix.
Rënia e pasurisë së Musk është kryesisht rezultat i një rënie të madhe të vlerës së aksioneve të “Tesla”, të cilat humbën rreth 65 për qind të vlerës së tyre gjatë vitit më të keq në historinë e kompanisë.