Profesori Elvis Hoxha ka reaguar pas komenteve të një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat erdhën në 2-vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës, përcjell Kosova Post.
Ai thekson se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka një qëllim të qartë: të çlirojë serbët e Kosovës prej sundimit të grupit ushtarak dhe mafioz të Radoiçiçit, i cili për vite ka mbajtur peng komunitetin serb për interesa kriminale dhe politike të Beogradit.
Sipas tij, opozita e Kosovës, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të saj, po përpiqet ta mbajë gjallë Listën Serbe brenda jetës politike të Kosovës, duke i shërbyer kështu strategjisë së Serbisë për destabilizim dhe kontroll të veriut të vendit.
Ja postimi i tij i plotë:
Komentet e zyrtarit të lartë të DASH vijnë në 2 vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vetëm një qëllim: të çlirojë serbët e Kosovës prej sundimit të grupit ushtarak dhe mafioz të Radojçiçit.
Opozita e Kosovës po përpiqet ta mbajë gjallë Listën e Serbisë brenda Kosovës.


























