Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Spanja ka dërguar ushtrinë në enklavën e Ceutës, për ta menaxhuar situatën, shkruan Kosova Post.
Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare, në dy ditët e fundit, nga Maroku kanë mbërritur 8 mijë emigrantë.
Një pjesë e klandestinëve, 1.500 nga të cilët të mitur, iu afruan me not brigjeve spanjolle, çka i ka shqetësuar autoritetet.
Zyrtarët vendase njoftuan se rreth 2,700 vetë i kanë kthyer pas, por jo të miturit.
Bëhet e ditur se qytetet e Ceutas dhe Melillas në Spanjë, janë pikat kryesore, si destinacione për emigrantët nga Afrika.