Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton KosovaPost.
Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, nesër në Istanbul do të mbahet takimi i tetë i Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan dhe emirit të Katarit Al-Thani.
Në mbledhjen e Komitetit Strategjik, ku do të jenë të pranishëm edhe ministra përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Türkiye-Katar dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë bisedimeve është paraparë shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe me partnerin strategjik të Türkiye-s, Katarin, njoftohet në deklaratë./AA