Erdogan tha se si kombi me traditën më rrënjësore shtetërore dhe ushtarake në botë, ata kanë gjithmonë një forcë të armatosur në mbrojtje të atdheut të gatshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit, transmeton KosovaPost.
Presidenti Erdogan theksoi se ushtria heroike turke ka kryer me sukses shumë detyra të rëndësishme në kufij dhe më gjerë, ndërsa ka vazhduar stërvitjet e saj sipas planit, në të cilat rishikon përgatitjet e saj.
“Stërvitja Atdheu i kaltër 2022 vazhdon që nga 11 prilli dhe synon jo vetëm përfundimin e stërvitjeve të gatishmërisë operative, por edhe testimin e efektivitetit të sistemeve tona të armëve vendore dhe kombëtare. Faleminderit Zotit, ka përfunduar me sukses stërvitja jonë, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive të Komandës së Forcave tona Detare në detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor dhe në koordinim me komandat e forcave të tjera dhe institucionet publike”, deklaroi Erdoan.
Luftanijet, avionët, helikopterët, dronët dhe personeli i njësive speciale që marrin pjesë në stërvitje i kanë përmbushur detyrat e tyre, duke treguar se janë gjithmonë të gatshëm për aksion, tha kreu i shtetit turk duke shtuar se “Është e domosdoshme, jo preferencë, që Turqia, një vend i rrethuar me dete nga tre anët, të ketë një forcë të fortë detare”.
Erdoani përgëzoi efektivët e Komandave Detare, Tokësore, Ajrore, Xhandarmërisë, Rojës Bregdetare dhe institucioneve të tjera të përfshira në stërvitjen “Atdheu i kaltër 2022”./trt