Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku janë miratuar dy vendime të propozuara nga grupi i asambleistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Vendimi i parë i miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Prishtinës, ka të bëjë me mbështetjen financiare ndaj personave me aftësi të kufizuara, ndërsa propozimi tjetër me emërtimin e parkut memorial në oborrin e bibliotekës kombëtare, të quajtur “Të zhdukurit me dhunë nga Serbia”.
Ky park ndodhet në mes kishës ortodokse serbe dhe Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
“Miratohen me shumicë absolute të votave propozimet e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës u votuan dy pika të rëndësishme të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje!
1.Vendimi për mbështjetje financiare të shërbimeve sociale për persona me aftësi të kufizuara.
2.Vendimi për zyrtarimin e emërtimit të parkut memorial në oborrin e bibliotekës kombëtare “Të zhdukurit me dhunë nga Serbia.”, thuhet në njoftimin e VV-së.