Presidenti turk Rexep Tayyip Erdogan u përpoq të vendos një kthesë në lidhjet e tensionuara të Turqisë me Shtetet e Bashkuara duke ftuar presidentin e zgjedhur Donald Trump për të vizituar Ankaranë zyrtare.
Ai the se ka biseduar me Trump në telefon, dhe se biseda e tyre ishte pozitive për Turqinë. Fitorja e Trump në zgjedhjet e kësaj jave u prit në përgjithësi me brohoritje në Turqi.
Erdogan u tha gazetarëve gjatë një fluturimi nga samiti evropian në Budapest se shpresonte që Trump ta pranonte ftesën.
Ai tha se shpresonte se një vizitë do të forconte bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të çonte në një marrëdhënie “të ndryshme nga mandati i mëparshëm (i Trump)”, kur përplasjet për një sërë çështjesh çuan në vendosjen e tarifave ndëshkuese nga Uashingtoni që dëmtonin ekonominë e Turqisë.
“Ne patëm një telefonatë të sinqertë me zotin Trump ndërsa ai ishte në një darkë familjare (që përfshinte) Elon Musk,” tha Erdogan për telefonatën e së mërkurës, sipas mediave turke, shkruan Reuters