I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpak në konferencën e përbashkët me të dërguarin e BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë pas vizitës disaditore në Prishtinë se ShBA, mbështet sovranitetin e Kosovës.
“Kjo administratë dhe ato të mëhershmet mbështesin plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial”, është shprehur Escobar.
“Se si do të arrihet marrëveshja përfundimtare është në dorën e Kosovës dhe Serbisë”.
Escobar ka theksuar se Amerika nuk është pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, derisa ka bërë thirrje që marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të këtij procesi të respektohen.