Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandimin me 1 mijë ,420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.
Në njoftim thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.
Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë,
Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:
Birra rreth 750 litra;Pije energjike rreth 200 litra;Pije të gazuara rreth 120 litra;Lëngje te ndryshme 350 litra.