AC Milan është mundur në udhëtim nga Parma (2-1), të shtunën në kuadër të javës së dytë në Serie A.
Trajneri i skuadrës ‘Rossonere’, Paulo Fonseca, ka thënë se skuadra e tij është mbrojtur keq në duel me Parmën.
“Jemi mbrojtur keq. Është e pamundur të fitosh kur mbrohesh në këtë mënyrë”, tha ai.
“Kemi bërë lojë të keqe. Nuk jemi mbrojtur si skuadër por edhe individualisht kemi humbur shumë duele. Kemi arritur gjithmonë vonë në presing, kemi lënë shumë hapësira, e pamundur të fitosh një ndeshje kështu”, ka theksuar Fonesca.
Ai shpreson se skuadra e tij do të rigjej lojën e mirë në ndeshjet e ardhshme./rtk