Ish-anëtarit i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht këngëtarit, Labinot Tahirit, mbrëmë, teksa po performonte në një mbrëmje muzikore i ka ndodhur një incident me policinë, pasi këtij të fundit, më qëllim të respektimit të orarit të përcaktuar konform masave anti-Covid, i kërkuan ndërprerjen e koncertit, transmeton Kosova Post.
Këngëtari duke biseduar me oraganet e rendit, u kërkoi atyre ta lejonin vijimin e koncertit.
“Kadal me bateri se unë qorr s’jam, respekt kam për juve e dini fort mirë”, tha Tahiri.
Ai tha se sa herë policia ka pasur nevojë ai ka dalë aty, pavarësisht motit.
“Çdo polic i Kosovës edhe i Shqipërisë sa herë ka pasë nevojë për Labinot Tahirin ka dalë në borë e në shi. Ma mirë osht me u kënaq edhe njo dhjetë minuta, na e respektojmë ligjin edhe juve, zoti ju bekoftë”, ka shtuar ai.
“Kjo është nata e fundit për këtë vit, nëse bon nëse s’bon e lajmë. Po nuk e meritoj me ma nal mikrofoni”, ka vazhduar Tahiri.