Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se përpjekjet për të arritur në dy spitale në veri të Gazës gjatë fundjavës ishin pjesërisht të suksesshme.
Ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të vonesave në pikat e kontrollit dhe luftimeve të vazhdueshme, shkruan CNN, transmeton kk.
“Më 20 prill, OBSh dhe partnerët mund të përfundonin vetëm pjesërisht misionin e tyre në spitalet Kamal Adëan dhe Al-Aëda për shkak të vonesave të rënda në pikat e kontrollit dhe luftimeve të vazhdueshme,” shkroi Tedros.
“Ne përsëri bëjmë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë aksesin në kujdesin shëndetësor dhe ndihmën humanitare për civilët. Edhe një herë bëjmë thirrje për armëpushim”, ka shkruar Tedros në “X”.