Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dhënë detaje mbi takimin që zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai përmes platformës “X” ka thënë se kanë folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Pas diskutimit tim me @eic_kosovo përfaqësuesit që më informuan për ekonominë e #Kosovës , pata një takim depërtues me zëvendëskryeministrin @BislimiBesnik mbi rrugën e #Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raportim të informuar, të drejtë dhe objektiv”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Terras të martën ka vizituar Mitrovicën ku pa nga afër Urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut ku më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit./teve1.info/