Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përcjell KosovaPost.
Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist.
Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë.
“Ne u thelluam në rrugën e BE-së në dritën e vrullit të ripërtërirë të zgjerimit dhe sfidave përpara. Fotot: Ura e Mitrovicës dhe vendi i sulmit në Bajnska”, ka shkruar ai në X.