Evakuuohen nxënësit që mbetën të bllokuar në Brezovicë

Evakuuohen nxënësit që mbetën të bllokuar në Brezovicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se nxënësit që ndodheshin në autobusin i cili kishte rrëshqitur sot në Brezovicë janë evakuuar si dhe janë hapur rrugët që mbetën të bllokuara.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata të cilët ishin pjesë e këtij operacioni duke i përgëzuar për profesionalizëm të lartë.

Ja postimi i tij:

Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.

Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë.

RH.

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa