Gjykata e Prizrenit me 24 maj 2019, kishte marrë aktgjykim dhe të akuzuarit i kishte dënuar me burgim dhe dënime me gjobë për vepra penale organizim i skemave piramidale, detyrim, fajde ndërsa ishin liruar për vepra penale të krimit të organizuar dhe shpërlaje të parasë, shkruan KosovaPost.
Por, rasti është ‘rihapur’, kur Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e pestë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
Personi i arrestuar është pjesë e grupit të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë të datës 22 dhjetor 2021 dhe i njëjti është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Njoftimi i prokurorisë:
“Arrestimi i të njëjtit vjen pas një pune hetimore gjashtë (6) mujore, të Prokurorisë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës –Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren. Si rrjedhojë e këtij operacioni, janë bastisur 8 (tetë) lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave”