Nga Majlinda Bregasi, gazetare dhe profesoreshë universitare
Asnjë protestë e llojit as është imagjinuar në qeveritë e mëparshme, se jo më të ndodhte. Vet ish-drejtori gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj tha se bëri dorëheqje shkaku i presionit politik, pra nuk ishte njeri i partisë. Nuk e vuri aty partia. Nuk i përballoi dot presionit. Pikë.
Me aq sa e njoh unë RTK, njerëzit e VVës aty as me gishtat e një dore nuk numërohen. Edhe ata që janë, janë aty para se VV të bëhej parti se jo më të merrte pushtetin.
Për hir të korrektësisë, shumica e gazetarëve janë punësuar direkt nga zyrat e partive. Shumica, jo ata pak profesionistë që kanë mbetur e për të cilët kam shumë respekt.
Pra çdo skandal që prodhohet në RTK është fryt i grupeve të interesit dhe ishte e pritshme që një qeveri që nuk ka investuar me vite në punësim gazetarësh do përballej me një problem bukur të madh.
Mendoj se RTK-ja është si një dinosaur që mbahet në jetë nga taksat e popullit e që realisht nuk i duhet asnjë qeverie në këtë gjendje, pasi populli jeton njësoj edhe pa e parë çka ofron ajo. Ndaj nëse ndonjë qeverie vërtet do i interesonte fati i saj, ose duhet të bënte reformim total, ose t’ia vinte drynin. Çdo veprim tjetër vetëm sa ia shton letargjinë.
Është utopi të mendohet se mediumi publik mund të funksionojë si i pavarur, nuk ndodh askund tjetër e jo më te ne, por të paktën të ofronte cilësi. Jo ta fillonte e ta mbyllte ditën me lajme mbi Kryeministrin. Aman se edhe ashtu e shohim në socials nga 10 herë në ditë.
Përndryshe i përgëzoj protestuesit që më në fund iu ndie zëri, boll shumë keni prit 🤷🏽♀️ Veç mos u ndalni të nderuar/a.
Ju të mediave private a distancoheni najherë? Pyeta për një shoqe 😬