Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebbok, pjesë nga dokumentari investigativ i Report Tv, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.
Kjo sipërfaqe prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv në vitin 2009 iu kthye ish-pronarëve Jamarbër Malltezit, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.
Megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro.
Report TV zbuloi se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizan Në lidhje me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan:
“Mirëmëngjes me serinë e tretë të dokumentarit investigativ mbi keqbërjen marramendëse që zhduku kompleksin sportiv Partizani, ku mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”, shkruan kryeministri Rama.g,shqip.