Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik dolën të hënën para trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë.
Gjatë këtij procesi gjyqësor u përmend edhe Komunikata numër 59.
E për këtë komunikatë janë transmetuar edhe deklaratat e Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit të bërë nëpër televizione në Kosovë.
Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, pasi në komunikatën 59 ishte përmendur edhe emri i Ganit Gecit, duke shkruar në një reagim në Facebook “Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për Komunikatën nr. 59”.
“Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.

























