Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se Familjes së reshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku i është dhuruar një donacion në vlerë prej 9200 dollarë, transmeton Kosova Post.
Ata po ashtu kanë njoftur për vizitën gjatë ditës së djeshme te familja e Bunjakut ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci.
Postimi i plotë:
“Me date 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9200 dollar”, thuhet në njoftim.
Rreshteri Afrim Bunjaku vdiq më 24 shtator, pasi një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Zveçan.


























