Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit PDK-së për shkak të kërkesës se thirrjeve të vazhdueshme të bashkëluftëtareve, veteranëve anekënd vendit.
Limaj thotë se duke qenë se kryetari dhe ish kryetari I PDK-së janë në Hagë ka qenë idhtar i ndërtimi të një fronti të përbashkët për të mbrojtur vlerat tona komëbtare.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK-së, kreu i Nismës thotë se lidershipi i ri e ka humbur rrugën.
“Ata nuk e kuptojnë çka po flas, sepse lidershipi i ri e ka humbë rrugën. Shtrati ynë elektoral e kupton cka po flas”, ka thënë Limaj për televizionin publik.