Një qytetar nga Peja është ankuar se nuk ka pasur mjek në Qendrën e Mjekësisë Kryesore Familjare.
Në videon e dërguar për Tëvë1, shihet se asnjë mjek nuk është shfaqur edhe pse qytetari (Agim Delija) ka kërkuar ndihmë, pasi siç thotë ai djalin e tij një vjeçar e ka pasur me temperaturë të lartë.
Delija thotë se ishte ora 19:20 kur ai kërkoi ndihmë në QKMF-në Pejë dhe asnjë mjek nuk ishte.
“Ora 07:20 nuk ki doktor as doktoreshë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Në orën 07:00 ka pasur të ia nis punës dhe nuk vjen me ia nis askush”, tha ai.
Po ashtu, në video shihet teksa qytetari troket në disa nga dyert e QKMF-së në Pejë dhe nuk lajmërohet askush.
Delija potencon për Tëvë1 se djali i tij një vjeçar ka pasur temperaturën deri në 40.