Një qytetare e Ferizajt e ka gjetur sot në rrugë një portofol me para dhe dokumente, të cilën e ka dorëzuar në Polici dhe ajo i është dorëzuar pronarit, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sot “ më 09.10.2021 rreth orës 08:40 një qytetare nga Ferizaj, Hyrisha Thaqi (53) amvise, në Rrugën ‘Gjon Serreqi’ në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.