Agjencitë e lajmeve raportuan duke cituar burime të paidentifikuara, tribunat e stadiumeve në Katar nuk do të shesin birrë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Turneu do të nisë në nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë katër javë. Kjo është ngjarja e parë futbollistike e kësaj shkalle që mbahet në Lindjen e Mesme.
Katari, një vend me shumicë myslimane, lejon shitjen e alkoolit vetëm nën kufizime strikte. Pirja e alkoolit në vende publike është e jashtëligjshme.
Vendi ka vetëm një dyqan zyrtar pijesh alkoolike, i vendosur jashtë Dohas, ku vizitorët jomuslimanë mund të përdorin alkool, me kusht që të kenë një licencë të veçantë.
Alkooli për VIP-at
Faqja e internetit e FIFA-s thotë se do të ketë “birrë, shampanjë, verëra dhe pije alkoolike premium” të disponueshme në sallat VIP në stadium.
Megjithatë, për tifozët e zakonshëm, birra do të shitet jashtë stadiumeve para dhe pas ndeshjeve, sipas burimeve të cituara nga AFP.
Në të njëjtën kohë, organizatorët do të krijojnë gjithashtu një zonë të veçantë tifozësh në qendër të Dohas për rreth 40,000 njerëz dhe shitësit atje mendohet të lejojnë alkool pa kufizime kohore. Dy zona të tjera më të vogla të tifozëve do të lejohen të shërbejnë alkool gjatë gjithë ditës./oranews